Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për mburrjen që ky i fundit ka bërë për rritjen e qarkullimit të bizneseve dhe të hyrave buxhetore të shtetit.
Haradinaj tha se kjo është bërë pasi krahasimi është bërë me vitin 2020, i cili ka qenë një vit i pandemisë.
Postimi i tij në Facebook:
Kryeministër mburravec, sikur te tregimi i “lepurit mburravec”!
Me mburrje të bazuara tërësisht në mashtrime.
Thotë se është rritur qarkullimi i bizneseve mbi 30% dhe të hyrat buxhetore të shtetit!?
Po, është rritur qarkullimi, pasi që e ke krahasuar me vitin 2020, vit i pandemisë, vit i mbylljes totale të ekonomisë dhe aktivitetit biznesor!
Po, janë rritur edhe të hyrat buxhetore, sepse i ke krahasuar me vitin më të jashtëzakonshëm që historia njerëzore njeh.
Edhe më shqetësuese është rritja e të hyrave buxhetore të lidhura me import, veçanërisht importin nga Serbia, që po përjeton ngritjen më të madhe ndonjëherë. Praktikisht gjithçka po shkon teposhtë.
Nëse je vërtetë kryeministër për qytetarët e Kosovës, do të ishe kujdesur për situatën pandemike dhe gjendjen më alarmante deri më tani të të infektuarve.
Do të ishe marrë me përmirësimin e raporteve me SHBA dhe Gjermani dhe jo si deri më tani duke i dëmtuar skajshëm!
Kush je ti në të vërtetë? Ti që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin. Ti që ke premtu bashkimin, e po e marrim ndarjen. Ti që ke premtu pavarësim, e po marrim degradim!