Pre. Sht 20th, 2024

Haradinaj: Katër vjet pushtet të Kurtit, kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se katër vjet pushtet të Kurtit, sipas tij, kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria.

Ai ka shkruar se Vetëvendosja nuk ka hezituar që për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, siç tha ai, të bashkojë votat edhe me Listën Serbe.

“Katër vjet pushtet të Kurtit, e kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria. Vetëvendosje nuk ka hezituar që për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, të bashkojë votat edhe me Listën Serbe”.

“Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij ‘ia kanë pirë duhanin tinez’, atëherë le t’i rrit sot pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale. Mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka. Fatkeqësisht, kjo nuk pritet të ndodh, sepse është vet Kurti ai që qëndron pas marrëveshjeve me ‘vendasin’ dhe Listën Serbe”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *