Kryetari i AAK-, Ramush Haradinaj ka njoftuar se kanë numrin e nevojshëm të deputetëve për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.
Kështu u shpreh ai para gazetarëve, raporton Indeksonline.
Ai thotë se është i papranueshëm eskalimi i fjalorit të kryeministrit ndaj aleatëve.
Sipas tij, një gjë e tillë e bën të vështirë rrugën përpara, për çka kanë filluar pasojat.
Kryetari i AAK-së, shtoi se mocioni i mosbesimit është zgjidhja e duhur.
Ai thekson se Kosova ka pranuar tri kërkesat e ShBA-ve dhe BE-së për deeskalimin e situatës.
Haradinaj shtoi se institucionet e Kosovës kanë bërë tri gabime, të cilat tash po i vuan vendi.