Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj do të udhëtojë në fund të muajit janar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i AAK-së, Lulezim Blaka.
“Haradinaj në fund të këtij muaji, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një vizitë zyrtare. Për detaje të takimeve do të ju informojmë me kohë”, ka thënë Blaka.
Ndryshe, viti 2023 është paraparë të jetë vit i dinamizimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjatë të cilit synohet përmbyllja e këtij procesi, e vizitat e diplomatëve ndërkombëtarë gjatë kohës së fundit në Kosovë vetëm se janë shtuar.
Të mërkurën e 11 janarit për vizitë në Kosovë ishte Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Ndërkaq, të premten e 20 janarit, për vizitë ishin pesë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përshpejtuar procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë