Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është duke e vazhduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj, mbrëmë ishte për darkë në familjen Gecaj bashkë me kongresmenin Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, Harry Bajraktari e të pranishëm të tjerë.
“Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme”, shkroi Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Haradinaj në vizitën e tij zyrtare do të takohet me kongresmenë, anëtarë të administratës Biden e personalitete të sigurisë.