Gjatë ditës së sotme në një konferencë për media, Kurti dhe Ministri i Financave Hekuran Murati informun për rritjen e pensioneve për 20 %.
Mirëpo këtë e ka kundërshtuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim
‘’Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim. Ky mashtrim shpërfaq fytyrën e këtyre njerëzve që shkon përtej humanizmit sepse ka në vete mesazhin e mashtrimit në shkëmbim të votës për njërën ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët.
Përveç që është mashtuese, kjo rritje është gjysmake dhe duke marrë parasysh bazën e ulët të pensioneve, as nuk ndikon në mirëqenien e pensionistëve por edhe lë jashtë kategori tjera sociale’’, ka thënë Haradinaj.
Më tutje Haradinaj ka shtuar se në qeverinë e ardhshme që ne synojmë ta ndërtojmë, qysh në ditët e para të qeverisjes të gjitha pensionet dhe skemat pensionale do të kenë rritje të menjëhershme prej 50% dhe pastaj çdo vit rritje prej 10%./Indeksonline/