Hën. Nën 25th, 2024

Haradinaj shkon në Deçan, thotë se kjo komunë respekton vendimet e institucioneve të Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Deçan, ku ka zhvilluar një diskutim me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosajn dhe autoritetet tjera lokale.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Deçani do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, për t’i respektuar vendimet e institucioneve qendrore të Kosovës.

Ai tutje ka shkruar se qeveria e sotme e Kosovës nuk po e respekton dhe nuk po e përkrah Deçanin në kërkesat jetike në shërbim të qytetarëve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *