Mar. Nën 26th, 2024

Haradinaj shpalos planin e ri që synon anëtarësimin e plotë në NATO, përfshinë tri aspekte të kryesore

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpalosur planin e ri që përfshinë tri aspekte kryesore që Kosova synon anëtarësimin e plotë në NATO.

Haradinaj tha se Aleanca hyn në zgjedhje me vizionin e kësaj kthese të madhe në siguri dhe ekonomi. Ky vizion synon të sigurojë, paga dhe pensione të dinjitetshme për qytetarët, kushte më të mira jetese, zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha sferat, etj, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO

Plani dhjetëvjeçar i dakorduar me Amerikën dhe NATO-n është themeli për veprimin e ardhshëm – anëtarësimin e drejtpërdrejtë. Partneriteti për Paqe tashmë është realizuar përmes këtij plani. Tani, Kosova synon anëtarësimin e plotë në NATO përmes një plani të ri që përfshin tri aspekte kryesore:

1. Politik:

– Forcimi i marrëdhënieve me institucionet euroatlantike;

– Përmbushja e obligimeve në dialog;

– Konsolidimi i demokracisë në Kosovë;

– Përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjtë.

2. Ushtarak:

– Ngritja e kapaciteteve luftarake të Ushtrisë së Kosovës;

– Zhvillimi i industrisë mbrojtëse vendore;

– Prodhimi i municioneve, predhave dhe pajisjeve të tjera ushtarake;

– Përmirësimi i infrastrukturës ushtarake dhe mbrojtëse civile;

– Rritja e kontributit të Kosovës në angazhimet e NATO-s.

3. Ekonomik:

– Aktivizimi i resurseve të Kosovës për partneritet ekonomik me vendet e Aleancës.

Anëtarësimi në NATO do të sjellë përfitime të shumta:

– Do të jetë kthesa më e madhe e sigurisë për Kosovën;

– Do të garantojë zhvillim ekonomik duke rritur vlerën e resurseve dhe potencialeve të vendit;

– Do të inkurajojë investitorët vendas dhe të huaj;

– Do ta shndërrojë Kosovën në një adresë të rëndësishme ekonomike.

Kjo kthesë e madhe ekonomike do të sigurojë:

– Qëndrimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve në Kosovë;

– Përmirësimin e sistemit shëndetësor, duke ofruar shërbime cilësore për të gjithë;

– Ngritjen e cilësisë së arsimit në nivelin e vendeve të NATO-s;

– Përshtatjen e arsimit me nevojat e tregut të punës.

Aleanca hyn në zgjedhje me vizionin e kësaj kthese të madhe në siguri dhe ekonomi. Ky vizion synon të sigurojë:

– Paga dhe pensione të dinjitetshme për qytetarët;

– Kushte më të mira jetese;

– Zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha sferat.

Udhëheqja nacionale kërkon vizion të gjerë. Anëtarësimi në NATO është përgjigje për zhvillimin e përgjithshëm të vendit, duke përfshirë qëndrimin e popullatës, përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe sigurimin e pagave të dinjitetshme.

PLANI NGA RAMUSH HARADINAJ

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *