Ish ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se ministri i Listës Serbe duhet të largohet nga institucionet e Kosovës.
Sipas saj, ai tashmë i ka përmbushur dhe tejkaluar kushtet për shkarkim nga kryeministri Kurti.
“Edhe ashtu, koalicioni formal me LS nuk ekziston dhe kjo qeveri nuk varet nga kjo parti. Kushtin kushtetues mund t’a përmbushë Qeveria jonë me cilëndo figurë politike nga radhët e komunitetit serb që vërtetë dëshiron mirë-integrimin dhe ndërtimin e kohezionit ndër-etnik në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.
Postimi i plotë i saj:
Ministri i Listës Serbe nuk ka nevojë të hamendësohet fare nëse do të largohet nga institucionet e RKS apo jo. Ai tashmë i ka përmbushur dhe tejkaluar kushtet për shkarkim nga KM Kurti.
Edhe ashtu, koalicioni formal me LS nuk ekziston dhe kjo qeveri nuk varet nga kjo parti. Kushtin kushtetues mund t’a përmbushë Qeveria jonë me cilëndo figurë politike nga radhët e komunitetit serb që vërtetë dëshiron mirë-integrimin dhe ndërtimin e kohezionit ndër-etnik në Kosovë.