Mar. Nën 26th, 2024

Haradinaj-Stublla këshillon opozitën t’i bashkohet Qeverisë në front politik kundër Serbisë

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Mitrovicës.

Haradinaj-Stublla thotë se Vuçiqi nuk e do marrëveshjen finale me Kosovën, teksa kjo e fundit duhet të qendrojë në bashkëpunim me ShBA-në, KFOR-in dhe shtetet e QUINT-it.

“E opozita tani të mos fillojë përdorimin e Serbisë për vota e sulm ndaj qeverisë, sepse kështu e godasin veten dhe Kosovën, por të bëhen front i përbashkët politik kundër Serbisë” porositi Haradinaj-Stublla.

Ky është reagimi i saj i plotë:

Vuçiqi nuk e do marrëveshjen finale me Kosovën, prandaj gjen mënyra të instrumentalizimit të serbëve të Kosovës përmes terrorit politik orkestruar nga Moska.

Kosova për secilin veprim të qëndrojë e palëkundur në bashkëpunim të ngushtë me SHBA, KFOR-in (NATOn), dhe katër shtetet tjera aleate të Kuintit. Poashtu, të mbetet e përkushtuar për secilin propozim për marrëveshje finale që e ka vulën e Shtëpisë së Bardhë.

E opozita tani të mos fillojë përdorimin e Serbisë për vota e sulm ndaj qeverisë, sepse kështu e godasin veten dhe Kosovën, por të bëhen front i përbashkët politik kundër Serbisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *