Sht. Nën 23rd, 2024

Haradinaj: Sulmet në veri ndaj gazetarëve, policisë, KFOR-it dhe EULEX-it të ndalen menjëherë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet e njëpasnjëshme në veri ndaj ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Haradinaj ka shkruar se sulmet si i sotshmi ndaj ekipit televiziv, janë të patolerueshme.

Ai ka thënë se sulme të këtilla duhet të ndalen menjëherë.

“Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë! Njëherësh, kërkoj nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në menyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet. Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!”, ka shkruar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *