Enj. Jan 9th, 2025

Haradinaj takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur premton dyfishim të pagave në sektorin publik si dhe të pensioneve

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës

Haradinaj ka prezantuar ofertën e tij për një “Kosovë fituese”. Më tutje ai ka premtuar dyfishim të pagave në sektorin publik si dhe të pensioneve.

Postimi i plotë:

Bisedë e sinqertë me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, të cilëve i prezantova ofertën tonë për Kosovën fituese.

Ka vetëm një zgjidhje: Dyfishim i pagave në sektorin publik, si dhe të pensioneve baraz me pagën minimale në vlerë prej 500 euro.

Ky është zotim i yni të cilin do ta bëjmë realitet që në ditët e para gjatë mandatit qeverisës.Programi ynë ofron zgjidhje konkrete dhe të realizueshme.

Do të rikthejmë dialogun social qeveri – sindikatë dhe Kontratën Kolektive, do ta amandamentojmë Ligjin për organizmin sindikal në mënyrë që sindikatave t’i fuqizojme rolin e tyre në ndërtimin e politikave qeverisëse, do të bëhet implementimi i ligjit për pensionistët kontributdhënës për të punësuarit pas luftës së vitit 1998-99.

Plani ynë për Kosovën Fituese është garancë për të rikthyer dinjitetin e punës, për të ndaluar largimin e kuadrove profesionale nga vendi dhe për të ndërtuar një Kosovë që ofron shpresë për të gjithë.

Kosova Fituese është projekti që i duhet vendit tonë sot!/

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *