Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka marrë pëlqimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë së AAK-së që kolektivisht të ndihmojnë Fondin e Sigurisë së Kosovës.
“E konsiderojmë obligim e detyrë që ta ndihmojmë këtë Fond, i cili është ndihmesë për Shtetin dhe për sigurinë nacionale e rajonale”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.