Dardan Nuhiu është shkarkuar së fundi nga pozita e Drejtorit të Inteligjencës Financiare. E pas shkarkimit të tij, përmes një postimi në facebook ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli.
Sipas tij, Dardan Nuhiu, të cilin Avdyli e quan kriminel, është njeriu i Bedri Hamzës, deputetit të PDK-së.
“Degjone në dorë të kujt ia kemi lënë udheheqjen e shtetit për 20 vite. Drejtori i Intelegjences financiare i emëruar nga Bedri Hamza, dhe PDK, manipulon e shantazhon me portale e media. Ai sot u shkarkua. Sot Kosova ka një kriminel me pak ne pozita shtetërore por vendi i sojit të tij është BURGU”, ka shkruar Avdyli, i cili ka shpërndarë një lajm ku sfaqen përgjjimet e Dardan Nuhiut duke treguar se si i ndikon personat e caktuar nëpër institucione dhe gjithashtu e ka në plan kapjen e sistemit medial në Kosovë.
E shkarkimin e Nuhiut e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Pas shqyrtimit të audioincizimeve të publikuara në media dje e sot, të cilat implikojnë Drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare, Bordi Mbikëqyrës, në mbledhjen e mbajtur sot, morri vendim që të njëjtin ta shkarkojë me efekt të menjëhershëm”, ka shkruar Ministri Murati,