Sht. Nën 23rd, 2024

Haziri del me sqarim për takimin në Zvicër mes përfaqësuesve politikë të Kosovës dhe Serbisë

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka dal me një sqarim për një takim të zhvilluar në Zvicër mes përfaqësuesve politikë të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.

Haziri ka thënë se formate të tilla të takimeve kanë organizuar dhe mbështetur edhe vendet tjera.

“LDK merr pjesë në çdo tavolinë që ftohet për të diskutuar çështje të tilla por negocimi i vetëm mbahet në Bruksel nga ana e kryeministrit, respektivisht Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Haziri.

Postimi i plotë:

Përkundër që NZZ, si gazetë me prestigj të lartë, ka bërë një shkrim dhe Departamenti i Jashtëm i Zvicrës ka bërë sqarimet adekuate, tashmë dihet se prej vitit 2015, ky Departament mbështet përmes CIG-ut një takim të përfaqësuesve politikë të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.

Ky Departament punon në rregullat e “Chatham House” dhe palët takohen sipas një orari për të diskutuar çështjet e hapura në mes të Serbisë dhe Kosovës, në linjat e dialogut të Brukselit, por që është më shumë takim rekomandues, sikur takimi i fundit i mbajtur në Zvicërr që ka dalë me një nonpaper dhe ka rekomanduar mënyrën si të dilet nga kjo gjendje e bojkotit të institucioneve tona nga ana e serbëve të Kosovës dhe rolin e Serbisë në këtë bojkot.

Formate të tilla të takimeve kanë organizuar dhe mbështetur edhe vendet tjera.

LDK merr pjesë në çdo tavolinë që ftohet për të diskutuar çështje të tilla por negocimi i vetëm mbahet në Bruksel nga ana e kryeministrit, respektivisht Qeverisë së Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *