Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vlerëson se Kosova duhet të kthehet aktivisht në procesin e dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se vendi ka ngecur tash e katër vjet në këtë drejtim.
“Kosova ndodhet në ‘status-quo’ nga viti 2018 edhe përkundër riorganizimit dhe rishikimit të dialogut me 2017. Kosova është akomoduar në ‘status-quo’ dhe kjo i konvenon vetëm Kremlinit dhe armiqve të Kosovës”, ka thënë Haziri për Klan Kosova.