Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se është shtuar një opsion që mundëson refuzimin e 100 eurove të ndara nga qeveria.
Murati ka ironizuar me opozitën dhe analistët duke thënë se ata mund të plotësojnë formularët të parët.
“Shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë.
Por ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin, sepse nuk kanë nevojë.
Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 eurosh për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim:
https://see.rks-gov.net
Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë.
Andaj mos hezitoni ta ndani edhe me ta këtë formular”, shkruan Murati në Facebook.