Pre. Nën 22nd, 2024

Hisen Berisha: Kurti ka kërcenuar disa deputet të VV të i heq nga lista zgjedhore

Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk do ta votonin shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, ka thënë të enjten në mbrëmje Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ai tha se kryeministri Albin Kurti i ka kërcënuar disa deputetë të Grupit Parlamentar të LVV-së me mos-futje në listat zgjedhore.

“Edhe sikur ta bënte dorëheqjen, pse do ta bënte. Dikush ka bërë kalkulime elektorale, e tashti do t’iu del emri vet. Nëse do të dorëhiqej Kurti sipas kërkesës së dy partive më të vogla opozitare, edhe me zotimin e tyre se atëherë do ta votojmë shpërbërjen e Parlamentit, çka nëse VV-ja nuk ta voton shpërbërjen. Dhe, nuk është logjike se disa deputetë brenda VV-së të cilet ky [Kurti] i ka kërcënuar se nuk do t’i fusë brenda listave zgjedhore për shkak të disa qëndrimeve për Kodin Civil e disa tjera, pse ata t’ia shkurtonin vetes mandatit. Janë numër i madh, janë shtatë a tetë, deri në 10 deputetë”, ka thënë Berisha.

closevolume_off
Ai, ka thënë se rruga e vetme drejt shkuarjes në zgjedhje të parakohshme ishte nisma e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e refuzuan dy partitë më të vogla të opozitës.

“Menjëherë pas darkës kemi pasur takime. Por, darka ka qenë vetëm për caktimin e datës së zgjedhjeve, ekskluzivisht. Pastaj, në kuadër të kësaj është kërkuar dhe është bërë zotimi për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Dhe, pasi të kryhen këto kanë qenë caktimi i datës së zgjedhjeve”, ka thënë Berisha.

“I vetmi mekanizëm juridik-kushtetues për ta ndalur këtë qeverisje është shpërbërja e Kuvendit. Dy partitë tjera opozitare propozuan dorëheqjen e kryeministrit, jam dakord, por këtë nuk e ha pazari. Kryeministri nuk del të thotë por dorëhiqem”, ka përfunduar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *