Në Kuvendin e Kosovës po mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit
Ali Lajçi i cili ka vdekur pardje. Homazhet po mbahen në hollin e Kuvendit nga ora 10:00 deri në 12:00. “
Të martën, më 30 prill 2024 në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Pjesëmarrës në homazhe pritet të jetë edhe kryeministri Albin Kurti