Die. Nën 24th, 2024

Hoti: “5 vendet mos-njohëse të BE-së nuk kanë ndryshuar qëndrim edhe pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit”

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj marrëveshjes së Ohrit, ku tha se javën e ardhshme pritet të filloj dialogu në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes dhe në këtë dialogë sipas tij nuk pritet njohje reciproke.

Hoti tha për Kurtin, “Ai që e kishte kundërshtuar me dhunë këtë Asociacion, e që kishte marrë mbështetje qytetare për këtë kundërshtim, tani do ta zbatojë në praktikë”, ka shkruar Hoti, transmeton IndeksOnline.

Postimi i plotë:

E gjithë Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin urgjent të Asociacionit. Asgjë tjetër. Ai që e kishte kundërshtuar me dhunë këtë Asociacion, e që kishte marrë mbështetje qytetare për këtë kundërshtim, tani do ta zbatojë në praktikë.

Pesë vendet mos-njohëse të BE-së nuk kanë ndryshuar qëndrim edhe pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit.

Në javën e ardhshme fillon dialogu në Bruksel për zbatim të marrëveshjes.

Dialog për njohje reciproke nuk ka askund dhe nuk pritet të ketë.

Kemi hyrë në rrugën më të gjatë të mundshme për të arritur tek marrëveshja finale për njohje reciproke.

Derisa më herët dialogonim për marrëveshje finale për njohje reciproke, siç konfirmohej vazhdimisht nga letrat e vendeve mike drejtuar Kosovës dhe Serbisë, tani këta mashtrues e kanë betonuar një status quo të re. Një Zot e di kur do të mund ta thyejmë këtë status quo dhe ta përmbyllim marrëveshjen me njohje reciproke. Deri atëherë do të mbizotëroj paqartësia për investitorët e jashtëm, do të vazhdojnë të ikin kuadrot dhe rinia.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *