Enj. Dhj 26th, 2024

Hovenier: Kosova na premtoi që do të ndërtojë një shtet demokratik, gjithëpërfshirës dhe multi-etnik

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosovën e kanë njohur si të pavarur mbi premtimin që do të themelojë një shtet demokratik dhe gjithëpërfshirës.

Ai në ceremoninë e mbajtur për shënimin e 24 vjetorit të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), ka deklaruar se pozicioni i ShBA-së nuk ka ndryshuar ‘jemi të palëkundur të mbështesim qytetarët e Kosovës’.

“Në 2008 ShBA e njohu Kosovën si shtet të pavarur dhe e bëmë këtë në premtimin se Kosova do ta themelojë një shtet demokratik dhe gjithëpërfshirës. Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar, jemi të palëkundur të mbështesim qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë pjesë e procesit për të krijuar një shtet solid, demokratik dhe multi-etnik. Përkushtimi ynë është i çeliktë”, ka thënë Hovenier.

Hovenier ka deklaruar se që nga fillimi ka mbështetur programe të ndryshme të Institutit me 40 milionë euro.

“ShBA ka një histori te gjatë të punës me NDI-në. Kemi mbështetur programe të ndryshme të Institutit që nga fillimi me 40 milionë dollarë”, ka thënë Hovenier.

Ai ka theksuar se NDI ka ndihmuar në luftën për të drejtat e grave, duke çuar përpara legjislacione të rëndësishme për to.

“Ta themi shkurt, NDI ka kontribuar që demokracia në Kosovë të jetë me ekskluzive e më reprezentative”, ka thënë ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *