Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim komandantin e Komandës Regjionale Lindje të KFOR-it, Kolonelin Jason Baker me stafin e tij.
Takimi është mbajtur në lidhje me sigurinë në vend si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.
Hoxha e falenderoi Baker për bashkëpunimin e deri tanishëm, dhe të dyja palët u siguruan se do të punojnë edhe me tutje me qëllim të ofrimit të sigurisë në të gjithë vendin.