Die. Nën 24th, 2024

Hoxhaj e konfirmon: Kemi mbledhur nënshkrimet, do ta çojmë Osmanin në Kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka njoftuar se opozita i ka mbledhur nënshkrimet për dërgimin e vendimit të presidentes për shkarkimin e Valdete Dakës, në Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka falënderuar opozitën për bashkëpunim lidhur me këtë çështje.

“Vendimi i presidentes së Kosovës, urdhëruar nga Albin Kurti për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, është antikushtetues, dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik. Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet. Faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje”, ka shkruar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *