Sht. Nën 23rd, 2024

Hoxhaj: Nga dhjetori i 2022-ës rreth 570 policë kanë dhënë dorëheqje në veri, disa nga policia kufitare

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se mbi 570 zyrtarë policor nga komuniteti serb kanë dhënë dorëheqje në dhjetor të vitit 2022. Disa prej tyre, ka thënë se kanë qenë nga policia kufitare.

Në prezantimin e raportit të katërt publik të monitorimit të drejtësisë të viteve 2020-2022 nga EULEX-i, Hoxhaj ka thënë se njësitet dhe zyrtarët e PK-së kanë qenë në vazhdimësi bashkëpunues dhe premtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.

“Ju e dini që prezenca e Policisë së Kosovës në veri të vendit ka ndërru prej kohës kur policët të cilët kanë shërbyer në veri të vendit të nacionalitetit serb kanë dhënë dorëheqje, kjo është bërë prej fyerjeve politike të partisë politike Listës serbe të shtyra nga qeveria e Serbisë. Nuk ka qenë as nuk është qëndrim i joni i menaxhmentit të policisë që ne me pas vetëm policë shqiptar në pjesën veriore të vendit, neve na u deshtë me garantu rend dhe siguri publike në atë pjesë me dërgu polic të zonave përreth me qëllim që me i krye shërbimet themelore policore në veri të vendit me stacionet policore dhe nga dhjetori i vitit 2022 rreth 570 policë kanë dhënë dorëheqje në atë pjesë disa nga policia e kufitarit dhe shumica të tjerë nga drejtoria e Policisë në Mitrovicë në veri, neve na u deshtë me i transfeu policët në këtë pjesë, fillimisht kemi transferu policë nga zonat përreth, Vushtrria, Mitrovica, Skenderaj edhe pastaj i kemi caktuar në stacionin policor”.

“Kemi pas kujdes nga eprorët e këtyre njësive, stacione policore do të jenë kolegët të cilët do të flasin në gjuhën serbe, kolegët të cilët kanë pasur një përvojë edhe në ish-sistemin e mëparshëm gjatë viteve të 80-ta kur kam punu edhe po ashtu kanë qenë polic të cilët kanë punuar bashkërisht me këta koleg edhe në veri të vendit sepse ju e dini që deri në vitin 2013 drejtoria e Policisë në veri ka punuar bashkërisht në një drejtori të përbashkët që ka qenë drejtoria e policisë në Mitrovicë të Jugut. Me qëllim të plotësimit të vendeve nga dorëheqjet masive ne kemi hapur Policia e Kosovës, tri konkurse të targetuara me qëllim të rekrutimit të stafit vetëm nga minoritetet. Deri tash kemi plotësuar rreth 170 vende në Mitrovicën veriore me polic të minoritetit 80 nga ta duhet të jenë serb të tjerët janë boshnjak, ashkali, turq, egjiptian e të tjerë. Po ashtu në klasën e fundit, në gjeneratën e fundit që e kemi në Policinë e Kosovës në akademi janë afër 150 të tjerë e që janë minoritarë shumica prapë janë serb, boshnjak, ashkali, turq edhe ne po shpresojmë që me një apo dy konkurse të tilla do ti plotësojmë nevojat aktuale që i kemi në veri të vendit”, ka thënë Hoxha.

Hoxhaj ka deklaruar se shtimi i forcave të rendit është bërë për një qëllim, e sidomos përgjatë pikës kufitare me Serbinë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar.

“Po punojmë shumë që qasja e Policëve tanë me qenë qasje e një policie që është në shërbim të qytetarëve e jo të keqkuptohet ne forma të ndryshme, ne kemi sot prezencë minimale të forcave tona speciale vetëm në zonat kritike rreth kufirit atje ku ne kemi pasur telashe serioze deri tek sulmet terroriste ndaj vendit tonë dhe qëllimet e aneksimit të territorit të veriut të vendit, atje kemi prezencë të shtuar të njësiteve tona të veçanta dhe po ashtu njësiteve tona të kufirit, ndërsa në zonat rurale në Komunën e Leposaviçit, Mitrovicë, Zubin Potok shumica e patrullimeve në mënyrë policore bëhen nga policët lokal të rendit publik. Jeni të gjithë dëshmitar që edhe vrasja e rreshterit tonë në Banjskë ka qenë polic, shef ndërrimi nga stacioni policor i Zveçanit jo të njësive tona speciale, ne çdo vit bëjmë shërbime të ndryshme për qytetarët tonë në veri të vendit”, u shpreh ai.

“Kemi shumë punë që ne kryejmë në shërbim te komunitetit, a mund të ketë edhe gabime? po normal mund të ketë edhe gabime, mund të ketë ndoshta tejkalim të kompetencave, por ne Policia e Kosovës nuk i përkrahim, nuk i mbështesim ata që i tejkalohet autorizimi i detyrave, çdo rast të tillë ne e kemi trajtu edhe e kemi përcjell për Inspektorat Policor për me trajtu edhe për me hetu edhe do të bëjmë të gjitha bashkëpunimet e nevojshëm që rastet e tilla të trajtohen drejtë edhe të gjithë ata që i tejkalojnë komitetet e tyre të marrin dënimin e merituar. Po ashtu ne jemi të afërt edhe me bashkëpunim me EULEX-in, jemi të afërt më bashkëpunim me KFOR-in dhe me BE-në po ashtu ndajmë informacione me OSBE-në dhe të gjithë partnerëve të tjerë të interesuar. Po ashtu ne kemi interes të bashkëpunimit edhe me OJQ-të me serbët që punojnë në atë pjesë, edhe do ta kenë mbështetjen tonë deri sa janë brenda kornizave ligjore edhe derisa ne kemi synim tu shërbejmë qytetarëve tonë. Ata janë mbledhur për ta kërkuar të drejtën e qytetarëve e neve na obligon ligji që me i sherbeu qytetarëve tonë, pa dallim si në veri si në jug”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *