Mar. Pri 15th, 2025

Hyjnë në fuqi tarifat shtesë amerikane prej 104 për qind ndaj Kinës

Shtëpia e Bardhë ka vendosur një tarifë prej 104 për qind ndaj Kinës, e cila ka hyrë në fuqi sot nga mesanata.

“Ishte gabim për Kinën që të hakmerrej”, tha u tha gazetarëve sekretarja për media, Karoline Leavitt, përcjell AA.

Ajo ka shtuar se presidenti Donald Trump beson se “Kina duhet të bëjë një marrëveshje” me SHBA-në.

Nëse Kina arrin një marrëveshje, ajo tha se Trump do të jetë “shumë i mëshirshëm”.

“Por ai do të bëjë atë që është më e mira për popullin amerikan. Kinezët duan të bëjnë një marrëveshje. Ata thjesht nuk dinë si ta bëjnë atë”, shtoi ajo.

Leavitt tha se pothuajse 70 vende kanë kontaktuar tashmë presidentin Trump për të filluar negociata mbi tarifat pas njoftimit të tij javën e kaluar.

Trump njoftoi vendosjen e një tarife minimale prej 10 për qind për të gjitha importet dhe tarifa më të larta reciproke ndaj partnerëve më të mëdhenj tregtar të SHBA-së, përfshirë edhe ndaj Kinës dhe Bashkimit Evropian (BE).

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *