Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar në lidhje me rritjen mesatare të pagave.
Ajo ka thënë se kjo është gënjeshtra e radhës nga pushteti.
Bajrami ka thënë se vetëm kryeministrit, ministrave, këshilltarët, asistentët dhe shoferët e qeverisë kanë pasur rritje të pagave në tri vitet e fundit.
Postimi i plotë:
Gënjeshtra e radhës e pushtetit se kinse “paga mesatare në mandatin e tyre qenka rritë prej 580 euro në 780 euro”
Kjo është farsë si vet qenia e partisë në pushtet.
Unë pyes qytetarët sa prej jush keni pasë ngritje page 200 euro nga viti 2019 në 2024?
– Pothuaj asnjë.
Sa prej jush paguani çmime me të larta për së paku 50% për secilin artikull të konsumit të përditshëm?
-Të gjithë.
Paga në tri vitet e fundit i është rritë Kryeministrit nga 1 mijë e 450 euro në 2 mijë e 280 euro, ministrave nga 1 mijë e 150 në 1 mijë e 750 euro,
këshilltarëve nga 500 euro në rreth 1000 euro,
asistentëve dhe shoferëve të tyre.
Paga i është shumëfishuar Gani Jakupit që është paguar 7 mijë e 500 euro në muaj, Gazmend Begollit i cili për një konsulencë në KEK ka marrë rreth 27 mijë euro, këshilltarit të ministrit të kulturës i cili paguhet 5 mijë e 560 euro në muaj.
Ministri i Kulturës përpos që paguan konsulentë me paga super të larta së fundmi pa fije turpi dha qindra mijëra euro për OJQ që i ka themeluar vetë dhe bashkpartiakët e tij.
Ndërsa fitimi u është rritë 900 kompanive që pa konkurrencë marrin tenderë sekret, POR qytetarët janë varfëruar, këtë e thonë raportet ndërkombëtare, këtë e thonë qytetarët që në baza ditore përballën me ushqim të me shtrenjtë, derivate me të shtrenjta, çmim të rrymës të dyfishuar e paga të zhvlerësuara nga inflacioni.
Qytetarëve pagat do u rritën me qeverisjen e LDK-së. Program “Rruga e Re” është alternative e vetme,