Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi kryeministri Kurti dhe ministri Murati njoftuan se nga ky muaj rriten pensionet e pensionistëve për 20 për qind dhe pensionet e veteranëve nga janari i vitit të ardhshëm.
Sipas Bajramit, rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik.
“Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje”.
“Rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftushme, sepse vetëm norma e inflacoionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%”, shkroi znj. Bajrami në Facebook.