Ish kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka qëndruar për disa orë në Kosovë. Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Gucati tani është rrugës për aeroport dhe pritet të kthehet në Holandë.
Gjykata Speciale ka bërë të ditur se ish-kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka qëndruar në Kosovë në një vizitë te familja e ngushtë.
Specialja ka bërë të ditur se e kanë lejuar këtë vizitë për shkak të arsyeve bindëse humanitare.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, një gjyqtar i vetëm ka udhëzuar Regjistrin që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe nën kujdesin e Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Michael Doyle.