Mar. Mar 18th, 2025

I dhanë informacione Serbisë, faktet tronditëse në dëm të Kosovës nga Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi!

Sot është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të cilët dyshohen për spiunazh në favor të Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Prokurori i rastit ka lexuar në detaje akuzat që rëndojnë ndaj dy të pandehurve, të cilët akuzohen se kanë bashkëpunuar me inteligjencën serbe duke i dorëzuar informacione dhe dokumente që dëmtojnë sigurinë e Republikës së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Bedri Shabani, sipas akuzës, ka ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme BIA-n, duke mbledhur informacione mbi UÇK-në dhe eprorët e saj. Po ashtu, ai ka siguruar të dhëna për spitalin ushtarak në Monopolc të Shtimes dhe për masakrën e Reçakut, të cilat më pas ia ka përcjellë inteligjencës serbe.

Ndërkohë, Muharrem Qerimi akuzohet se ka ndihmuar BIA-n duke i dorëzuar informacione të ndjeshme lidhur me luftën, pjesëtarët e UÇK-së, si dhe listat me emrat e zyrtarëve të Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe dëshmitarëve të Gjykatës Speciale.

Të dy të pandehurit akuzohen se kanë dëmtuar rëndë rendin kushtetues dhe juridik të Kosovës. Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për ta, ndërsa hetimet pritet të vazhdojnë për të zbuluar më shumë detaje mbi këtë rast të rëndë të spiunazhit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *