Pre. Shk 21st, 2025

Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin në veri dhe iku nga vendi i ngjarjes

Personi që dyshohet se e ka shkaktuar një aksident trafiku në Ditën e Pavarësisë në Mitrovicë të Veriut dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, është identifikuar dhe arrestuar të enjten.

Në njoftimin e Policisë thuhet se aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën Mitrovicë-Jarinjë, në fshatin Dren.

“Pas hetimeve dhe verifikimeve profesionale të kryera nga zyrtarët policorë, është identifikuar i dyshuari D.V., i lindur në vitin 1972 i cili është intervistuar në lidhje me aksidentin dhe largimin nga vendi i ngjarjes. Rasti është proceduar sipas procedurës së rregullt dhe i njëjti është dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje”, thuhet në raportin policor.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari ka qenë duke drejtuar automjetin nën masën e shqiptuar për ndalimin e ngasjes së automjeteve.

“Për këtë arsye, ndaj tij është shqiptuar kundërvajtje sipas Ligjit të Trafikut Rrugor”, thuhet tutje në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *