Sht. Nën 23rd, 2024

Idro Seferi: Tetë të vrarë në një shkollë në Beograd të Serbisë

Një masakër ka ndodhur ditën e sotme në Beograd ku 8 nxënës dhe një roje kanë mbetur të vrarë në një shkollë fillore, si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një 14-vjeçar. Mes të vdekurve janë 7 vajza dhe një djalë, të cilët ndodheshin në ambiente të ndryshme të shkollës në momentin që i mituri ka qëlluar drejt tyre duke i lënë të vrarë.

Gazetari Idro Seferi në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Beogradi për Euronews Albania, theksoi se të plagosur kanë mbetur dhe 6 fëmijë të tjerë.

Ai shtoi se nga ngjarja janë traumatizuar nxënësit e tjerë të shkollës.

closevolume_off
“Janë 6 fëmijë të tjerë të plagosur. Të gjithë fëmijët janë të një klase. Numri i nxënësve në shkollë ka qenë shumë i lartë në momentin që ka ndodhur ngjarja, ku janë traumatizuar nga ajo që ka ndodhur. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera”- tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *