Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, është parë sot duke hyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Kjo paraqitje vjen pas zgjedhjeve të fundit, në të cilat Simiq ka siguruar një ulëse si deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Simiq dhe deputetët e tjerë janë regjistruar si deputetë të rinj të Listës serbe.
Ajo që bie në sy është fakti se Simiq ka ardhur me veturë që mban targa të Republikës së Kosovës, një detaj simbolik që ka tërhequr vëmendje për shkak të qëndrimeve politike të Listës Serbe, lidhur me institucionet dhe simbolet e shtetit të Kosovës