Pre. Mar 28th, 2025

IHMK: Java në vijim,mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit per javen ne vijim

POSTIMI I PLOTË NGA IHMK

Parashikimi i Motit për Javën e Ardhshme
Moti në javën e ardhshme: Reshje të konsiderueshme dhe përmirësim i kushteve agrometeorologjike

Pas një periudhe të gjatë pa reshje, java e ardhshme pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të deficitit të reshjeve që ka vazhduar që nga muaji shkurt. Reshjet do të jenë të konsiderueshme, kryesisht në formë shiu në viset e ulëta, ndërsa në zonat malore pritet që reshjet të shoqërohen edhe me borë.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë në përmirësim gradual. Megjithatë, në disa zona me infrastrukturë të dobët ekziston mundësia për vërshime të shpejta për shkak të intensitetit të reshjeve.
Era do të jetë e pranishme nga drejtimi jugperëndimor dhe verilindor, me shpejtësi mesatare dhe, lokalisht, të fortë.

E Hënë, 24. Mars 2025
Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.Vranesirat vende-vende mund te sjellin riga te dobeta shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 16°C deri në 19°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.

E Martë, 25. Mars 2025
Parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranesirat mund te sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të zbresin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 18°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.

E Mërkurë, 26. Mars 2025
Do të mbajë mot i vranët dhe me kushte per riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 °C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 16°C. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga jugperendimi.

E Enjte, 27. Mars 2025
Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vende-vende parashihen kushte për riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s.

E Premte, 28. Mars 2025
Moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6C, ndërsa maksimalet nga 7°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperendimit.

ihmk parashikimi

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *