Sht. Nën 23rd, 2024

IKSHPK njofton se vaksina kundër kancerit të mitrës tani ofrohet edhe për vajzat 13 deri 21 vjeçare

instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se tash e tutje vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV), ofrohet edhe për vajzat nga mosha 13-21.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, thuhet se për këtë grup-moshë, vaksinimi kundër HPV bëhet në baza vullnetare.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se, me rekomandim të Komitetit Profesional Këshillues për Vaksinim, dhe me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, tash e tutje, ofrohet vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV) edhe për vajzat nga mosha 13-21 vjeçe.

Për këtë grup-moshë, vaksinimi kundër HPV bëhet në baza vullnetare. Vaksinimi bëhet në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse dhe në IKSHPK”, thuhet në postimin e tyre.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *