Die. Nën 24th, 2024

Incident mes agjentëve rusë dhe gazetarëve amerikanë në takimin Biden-Putin

Takimi mes presidentëve Joe Biden të Shteteve të Bashkuara dhe Vladimir Putin të Rusisë filloi me disa minuta shtyrje e bërtitje mes gazetarëve e forcave ruse e amerikane të sigurisë.

Organizatorët e samitit të së mërkurës e hapën dhomën e takimit për gazetarët për atë që zakonisht është koha prej disa minutash gjatë së cilës gazetarët marrin pamje dhe shtrojnë pyetje para fillimit të bisedimeve.

Megjithatë, forcat ruse dhe amerikane të sigurisë dhe zyrtarët e të dyja delegacioneve fillimisht i bllokuan gazetarët, të cilët u përpoqën të hynin në dhomën e bisedimeve, shkruan Associated Press.

Skena më pas u shndërrua në tollovi që zgjati disa minuta brenda dhomës së takimit. Gazetarët amerikanë thanë se sigurimi dhe gazetarët rusë i kapën ata për krahëve e rrobave në përpjekje për t’i mbajtur prapa. Gazetarët amerikanë u munduan që ta hapnin rrugën për vete dhe një reporter amerikan u rrëzua në dysheme.

Para se situata të qetësohej, disa persona në grumbull bërtitën duke thënë se po shtypen në tollovi. Presidentët Biden e Putin u panë duke qeshur kohë pas kohe me tollovinë e krijuar.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *