Die. Nën 24th, 2024

Incidenti në ndeshjen Llapi – Ballkani, policia arreston 21 persona

21 persona janë shoqëruar në Polici pas incidentit që ndodhi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Gjithashtu, në njoftimin e Policisë thuhet se tre persona janë lënduar.

Ngjarja ka filluar në stadium, ku janë shkaktuar dëme materiale, (dëmtim i ulëseve), më pas ka vazhduar në rrugët “Besnik Restelica” dhe “Zahir Pajaziti”, ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus.

Ky është njoftimi i Policisë:

Shoqërohen në stacion policor 21 persona të përfshirë në një incident të ndodhur në Podujevë

Me datën 12.03.2023, rreth orës 15:00, në Podujevë, pas një ndeshje futbolli, tifozët e ekipeve janë përleshur duke përdorë/gjuajtur mjete të forta.

Si pasojë e përleshjes deri tani është raportuar se janë lënduar 2 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.

Ndërsa nga ana e tifozëve, deri tani është raportuar për tre të lënduar.

Bazuar në të dhënat fillestare, ngjarja ka filluar në stadium, ku janë shkaktuar dëme materiale, (dëmtim i ulëseve), më pas ka vazhduar në rrugët “Besnik Restelica” dhe “Zahir Pajaziti”, ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus.

Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për ngjarjen.

Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke ndërmarrë veprime hetimore me qëlim të identifikimit dhe procedimit e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *