Hën. Nën 25th, 2024

Infektologu thotë se vaksinimi masiv mund ta parandalojë valën e tretë të virusit në vjeshtë

Infektologu Ilir Tolaj, ka folur edhe për mundësinë e një vale tjetër të Covidit në Kosovë.

Ai tha se të gjithë ata persona të cilët nuk janë infektuar deri më tani janë pre e infeksionit.

Por sipas Tolajt, vetëm vaksinimi masiv, mund ta parandalojë valën e tretë të virusit, i cili pritet që të përhapet në vjeshtën e këtij viti.

“Në qoftë së se këta muaj do të vaksinohen një numër i madh i njerëzve, kur po e them i madh po mendoj disa qindra mijëra njerëz në Kosovë, atëherë është e mundur që kjo rritje eventuale në muajt e vjeshtës të jetë e papërfillshme, gjegjësisht situata epidemiologjike të mos ndryshoj në aspektin e ndonjë vale të re e cila do të jetë shqetësuese për opinionin, por edhe për autoritetet në përgjithësi, në qoftë se një gjë e tillë nuk bëhet atëherë mund të pritet një rritje e numrit të rasteve”, tha Tolaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *