Mër. Dhj 25th, 2024

“Iniciativa Qytetare Mitrovica” aplikon për pjesëmarrje në zgjedhje të jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar një kërkesë për certifikim, për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Kjo kërkesë është paraqitur në emër të subjektit politik Iniciativa Qytetare Mitrovica. Pra, ky subjekt politik ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje vetëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut” ka deklaruar Elezi për Indeksonline.

Ai tutje bëri të ditur se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve do të zgjasë deri me 21 nëntor 2022.

Ky afat është hapur me 15 nëntor.

“Pra, të gjitha subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto katër komuna, kërkesat për certifikim duhet t’i dorëzojnë në KQZ, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00” ka njoftuar Elezi.

Në katër komunat veriore të vendit, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre komunave.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *