Mër. Nën 27th, 2024

Integrimi në BE diskutohet mes Gërvallës dhe kryetarit italian të Komisionit për Politika të BE-së

Në vazhdën e takimeve në Romë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, është pritur në takim pune nga Kryetari i Komisionit për Politika të Bashkimit Evropian në Senatin italian, Giulio Terzi di Sant’Agata dhe deputetë të këtij komisioni.

Progresi i arritur në demokraci, sundim të ligjit, qeverisje të mirë, rritje ekonomike dhe në proceset integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës ishin temat kyçe të këtij takimi.

Ministrja Gërvalla falënderoi kryetarin Terzi dhe deputetët Italianë për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës dhe shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e lidhjeve miqësore mes dy shteteve tona, në ekonomi, kulturë, arsim dhe fusha tjera me interes të përbashkët.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *