Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka mbështetur “Marshin për Drejtësi” që mbahet të dielën në përkrahje të çlirimtarëve.
Mustafa ka thënë se të dielën me mendje do të jetë me të gjithë ata që do jenë pjesë e marshit.
“Marshojmë për Drejtësi”, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim!
Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi!
Me mendje jam me ju që do të marshoni për Drejtësi” shkruan Mustafa në Facebook.