Ish-këshilltari politik i presidentes Vjosa Osmani, Vehbi Miftari, është emëruar udhëheqës i misionit të Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Miftari.
Përmes njoftimin zyrtar në Facebook, Miftari ka thënë se me këtë rast ai ka përmbyllur angazhimin si këshilltar politik i presidentes, raporton Indeksonline.
“Sot, pas tri vjetësh angazhimi si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angazhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës” ka thënë Miftari.
Ai do të nisë detyrën e tij të re nga 1 shkurti.
Ky është njoftimi i plotë:
Sot, pas tri vjetësh angazhimi si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angazhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës.
E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan.
Na priftë e mbara!