Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kritikuar kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lilën.
Behramaj ka thënë se Kusari-Lila ishte dorëhequr nga pozita e kryetares para 4 vjetësh për të mos e humbur mandatin e deputetes, derisa tani po kërkon t’i kthehet sërish asaj pozite, përcjell Bota sot.
ADVERTISING
Sipas tij, ajo ka braktisur qytetarët e Gjakovës për interesa personale, duke mos e çarë kokën për përgjegjësitë e saj.
Reagimi i Behramajt në Facebook:
Para katër vjetësh, Mimoza Kusari – Lila ka dhënë dorëheqje prej Kryetares së Gjakovës, pak muaj para se ta përfundonte mandatin si kryetare, për të mos e humbur mandatin e deputetes, pa u lodhur fare për gjakovarët. Tash po e lë ulësen e deputetes që t’i kthehet Komunës së Gjakovës dhe atyre që i kishte braktisur më herët për interesin e vet personal.
Gjakova dhe gjakovarët, faktikisht, ishin braktisur qysh në fillim të mandatit të saj, sepse ajo çdo ditë shihej duke vrapuar nëpër Gërmi, pa e çarë kokën për përgjegjësitë e kryetares. Mimoza Kusari – Lila meriton përgëzime masive për fleksibilitetin e saj të pashoq!