Die. Nën 24th, 2024

Ish-polici flet për kërcënimin ndaj Krasniqit dhe Abdixhikut: Mund të jetë rrezik shumë i madh

Dy liderët e partive opozitare Memli Krasniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së, janë marrë nën mbrojtjen e policisë së Kosovës.

Derisa u raportua se Krasniqi dhe Abdixhiku, ishin kërcënuar nga grupet terroriste serbe lidhur me rastin e Banjskës.

Lidhur me këto kërcënime ka folur ish-polici Ridvan Tahiri.

Tahiri tha se rreziku mund të jetë shumë i madh.

Ai ka folur edhe për eksperiencat personale gjatë shoqërimit si truproje i personave VIP.

“Kur e kemi dërguar kryetarin e Kuvendit, në veri në “zonat e nxehta” siç i quajmë ne si truproje, kemi qenë më vigjilentë sepse e kemi pritur një sulm të papritur që mundet na ardhë. Kur vijnë informatat prej policisë se jemi duke lëvizur në Mitrovicë, Gjilan aty ku është zona e kuqe, duhet të jesh më vigjilent, edhe mbrojtja bëhet më ndryshe, më taktike me armë të gjata”, tha Tahiri në Klan Kosova.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *