Die. Nën 10th, 2024

Ish-profesori i Kurtit largohet nga Vetëvendosja, kështu e përshkruante kur ishte zgjedhur kryeministër

Profesori universitar, Salem Lepaja, ka njoftuar sot se nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ju njoftoj se nuk jam më anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)”, ka shkruar Lepaja në Facebook.

closevolume_off
Lepaja ka qenë profesor i Kurtit në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Kur Kurti ishte zgjedhur kryeministër, Lepaja e kishte përshkruar se si ka qenë gjatë studimeve.

“Albini si student ishte i shkëlqyer. Fakulteti ynë gjithmonë ka pasur studentë të shkëlqyeshëm por Kurti ishte i veçantë. Ishte student i buzëqeshur dhe gjithmonë i shoqëruar nga shokët. E donte basketbollin. E mbajë në mend që shkrimin në fletore e bënte me shumë pedanteri”, kishte deklaruar ai për media.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *