Die. Nën 24th, 2024

Izmir Zeqiri thotë se u caktua vendi për peticionin në Zubin Potok, nga nesër mund të mblidhen nënshkrime

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se për mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin për shkarkimin e tij është caktuar një sallë sporti dhe se nga nesër aty mund të fillohet kjo procedurë.

“Në Zubin Potok është caktuar një sallë sportive dhe lejohet zhvillimi i këtij aktiviteti”, ka konfirmuar ai për KoSSev.

Ai theksoi se leja do t’i dorëzohet grupit nismëtar gjatë ditës dhe se nga nesër do të mund të nisë nënshkrimi i peticionit.

Zeqiri përsëriti qëndrimin e tij prej skeptiku mbi suksesin e kësaj nisme.

“Jam skeptik se peticioni do të përfundojë me sukses, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.

Kreu i GI “Za Zubin Potok” dhe një nga përfaqësuesit e partisë së sapoformuar Lëvizja Popullore Serbe, Milija Bihevac, në deklaratën e sotme për KoSSev tha se ende nuk ka të dhëna nëse dhe kur do të fillojnë nënshkrimin e peticionit.

“Iniciatorët ende nuk kanë bërë një njoftim zyrtar për këtë. Lista Serbe ende nuk ka promovuar këtë çështje, kështu që asgjë nuk ka ndryshuar këtu”, tha Bishevac.

E nëse fillon mbledhja e nënshkrimeve, Bishevac konfirmoi se do ta vë nënshkrimin si qytetar, edhe pse thotë se nuk e përkrah peticionin si mënyrë për të arritur qëllimin – largimin e kryetarit. Ai beson se bëhet fjalë për “manipulim politik”.

“E kemi thënë edhe më herët se kryetari duhet të ndërrohet, sepse është zgjedhur në mënyrë jolegjitime, por veprimet e tij absolutisht nuk janë në përputhje me funksionin që duhet të kryejë, ai nuk i shërben popullit dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e popullit. E sa i përket peticionit, vetë nismëtarët dhe ata që na sollën në këtë gjendje, nuk e kanë promovuar deri më tani. Gjithashtu nuk u plotësua asnjë kërkesë lidhur me arsyen e largimit nga institucioni. Mendoj se ky është një tjetër manipulim politik”, tha ai.

Ndërkaq, qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe të Leposaviqit që dje kanë filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin. E njëjta pritet të ndodhë në Zveçan.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *