Sht. Nën 23rd, 2024

Izraeli vijon sulmet në Gazë dhe Bejrut kundër militantëve

Smoke rises above buildings during Israeli bombardment in Rafah in the southern Gaza Strip on April 21, 2024, amid the ongoing conflict between Israel and the Hamas movement. (Photo by MOHAMMED ABED / AFP)

Izraeli vazhdoi edhe të dielën sulmet kundër militantëve të Hamasit në Gazë po ashtu edhe kundër militantëve të Hezbollahut në Bejrut, ndërsa autoritetet shëndetësore në këto zona kanë njoftuar për viktima. Në prag të njëvjetorit të 7 tetorit, dita kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin, familjet e shumë pengjeve e kanë akuzuar shpesh kryeministrin Benjamin Netanyahu se ka sakrifikuar familjarët e tyre duke këmbëngulur me vazhdimin e operacioneve ushtarake në Gazë dhe tani po shprehin shqetësime të ngjashme për përshkallëzimin ushtarak të Izraelit me Hezbollahun me bazë në Liban.

Një sulm izraelit në një xhami në Rripin e Gazës të dielën vrau të paktën 19 persona, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë, ndërsa Izraeli intensifikoi bombardimet e tij në veri të Gazës dhe në jug të Bejrutit.

Banorët e zhvendosur ishin strehuar në xhaminë që u godit pranë spitalit kryesor në qytetin qendror të Deir al-Balah. Katër persona të tjerë u vranë në një sulm në një shkollë që strehonte të zhvendosurit pranë qytetit sipas zyrtarëve shëndetësorë. Ushtria izraelite tha se të dy sulmet kishin në shënjestër militantët.

Po ashtu ushtria izraelite njoftoi një ofensivë të re ajrore dhe tokësore në Jabaliya, në Gazën veriore. Forcat izraelite rrethuan Jabaliya-n ndërsa avionët luftarakë goditën objektet ku ndodheshin militantët, njoftoi ushtria. Që nga nisja e luftës kundër militantëve të Hamasit, Izraeli ka kryer disa operacione të mëdha atje, por pavarësisht kësaj militantët janë rigrupuar.

Gati 42 mijë palestinezë janë vrarë në Gazë që nga fillimi i luftës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës që drejtohet nga Hamasi dhe në të dhënat që jep nuk bën dallim mes luftëtarve dhe civilëve.

Në Bejrut, sulmet ajrore dhe shpërthimet e forta u dëgjuan në të gjithë periferitë jugore, të njohura si Dahiyeh, gjatë gjithë natës, ndërsa Izraeli goditi ato që tha se ishin vende militante të Hezbollahut.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha se zona u godit nga më shumë se 30 sulme gjatë natës, bombardimi më i rëndë që nga 23 shtatori kur Izraeli përshkallëzoi fushatën e tij ajrore

Ushtria izraelite konfirmoi se po godiste objektiva pranë Bejrutit dhe tha se rreth 30 raketa kishin kaluar nga Libani në territorin izraelit, pjesa më e madhe e tyre ishin rrëzuar.

Hezbollahu tha se sulmoi me sukses një grup ushtarësh izraelitë në Izraelin verior “me një raketë të madhe, duke i goditur me saktësi”. Nuk ishte e mundur të konfirmohej pretendimi.

Të paktën 1400 libanezë, përfshirë civilë, mjekë dhe luftëtarë të Hezbollahut, janë vrarë dhe 1.2 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre në më pak se dy javë. Izraeli thotë se synon të largojë grupin militant nga kufiri i tij në mënyrë që dhjetëra mijëra qytetarë izraelitë të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Hezbollahu i mbështetur nga Irani, forca më e fortë e armatosur në Liban, filloi të hidhte raketa drejt Izraelit pothuajse menjëherë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, në shenjë mbështetjeje për palestinezët.

Javën e kaluar, Izraeli nisi atë që tha se ishte një operacion i kufizuar tokësor në Libanin jugor, pasi një seri sulmesh vranë udhëheqësin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe shumicën e komandantëve të lartë.

Izraeli është zotuar gjithashtu të godasë edhe Iranin pasi Teherani nisi një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit javën e kaluar. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha të dielën se “iranianët as nuk i kanë prekur aftësitë” e forcave ajrore të vendit.

“Kushdo që mendon se duke tentuar të sulmojë Izraelin do të na pengojë të reagojmë, duhet të shikojë se çfarë po ndodh në Gazë dhe çfarë po ndodh në Bejrut”, tha Gallant.

Në një tjetër zhvillim presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti të dielën thirrjen e tij për një embargo të pjesshme të armëve ndaj Izraelit, një kërkesë që shkaktoi një përgjigje të zemëruar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Ndërsa Izraeli lufton forcat barbare të udhëhequra nga Irani, të gjitha vendet e civilizuara duhet të qëndrojnë në krah të Izraelit. Megjithatë presidenti Macron dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë tani po bëjnë thirrje për embargo armësh kundër Izraelit. Turp për ta”, tha ai.

Por zyra për mediat e presidentit Macron reagoi duke thënë se “Franca është mikja e palëkundur e Izraelit” dhe i quajti komentet e zotit Netanyahu “të tepruara”.

Teksa afrohet 7 tetori, dita kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin familjet e shumë pengjeve e kanë akuzuar shpesh Netanyahun se ka sakrifikuar familjarët e tyre duke këmbëngulur për vazhdimin e operacioneve ushtarake në Gazë dhe tani po shprehin shqetësime të ngjashme për përshkallëzimin ushtarak të Izraelit me Hezbollahun me bazë në Liban.

Familjarët e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gazë ndërprenë trafikun në Tel Avivit të dielën, duke kërkuar nga qeveria të sigurojë lirimin e familjarëve të tyre.

“Ne jemi sot jemi këtu pasi ka kaluar një vit i tërë dhe ata janë ende aty, ka kaluar një vit i tërë dhe duket sikur situata vetëm është përshkallëzuar”, thotë Naama Weinberg, familjar i një prej pengjeve.

Netanyahu ka këmbëngulur se rritja e tyrsnisë ndaj Hamasit është mënyra më e mirë për të kthyer 101 pengjet që kanë mbetur ende në Gazë.

Luftëtarët e udhëhequr nga Hamasi morën rreth 250 pengje të huaj dhe izraelitë kur ata hynë në Izrael më 7 tetor dhe vranë 1200 të tjerë, sipas të dhënave izraelite.

Më shumë se 100 pengje u liruan në këmbim të të burgosurve palestinezë në nëntor dhe tetë janë shpëtuar nga forcat izraelite.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *