Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë muajit gusht janë administruar mbi 400 000 doza të vaksinave kundër COVID-19.
MSH thotë se parashikimi është që kjo të ndodhë edhe në shtator.
Për këtë proces kaq të rëndësishëm, ky institucion ka kërkuar mbështetje dhe mirëkuptim nga qytetarët e Kosovës, duke iu bërë thirrje për vaksinim.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862,224 doza të vaksinës derisa deri më sot 291,645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.