Die. Nën 24th, 2024

Janë tërhequr nga qarkullimi 2.5 milionë monedha në vlerë 2-euroshe false

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka bërë të ditur se janë tërhequr nga qarkullimi dhe janë deponuar në këtë institucion rreth 2.5 milionë copë monedha të denominimeve prej 2-eurosh.

Përmes një komunikate për media është thënë se janë detektuar dhe u është parandaluar hyrja në sistemin financiar rreth 54,000 copë monedha të denominimeve prej 2 eurosh, si dhe duke i tërhequr nga qarkullimi, pasi që kanë qenë të dyshuara se janë të falsifikuara.

“Është furnizuar ekonomia me afro 7.4 milionë copë monedha euro plotësisht të reja të të gjitha denominimeve pa asnjë tarifë të aplikuar. Është furnizuar ekonomia me afro 5.82 milionë copë kartëmonedha euro plotësisht të reja dhe të përshtatshme për riqarkullim ne shume prej 261.6 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, është bërë e ditur se janë importuar monedha krejtësisht të reja 5 milionë copë, ose 8 milionë euro dhe janë eksportuar 2.4 milionë copë (2.8 milionë euro) të monedhës 2 euro (të tërhequra nga qarkullimi).

BQK ka njoftuar se ka tërhequr nga qarkullimi edhe një numër të konsiderueshëm të kartëmonedhës në vlerë prej 500 eurove.

“Numri i kartëmonedhave prej 500 (pesëqind) euro të tërhequra nga qarkullimi dhe deponuara në BQK ka kaluar mbi 266,000 (dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) copë/njësi në vlerë mbi 133 (njëqind e tridhjetë e tre) milionë euro”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, BQK ka licencuar katër banka për import/eksport të parasë së gatshme dhe 57 autorizime (kryesisht të valutave joeuro) për transport të parave të gatshme në kundërvlerë të tërësishme prej 177.4 milionë euro.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *