Kryetari i këshillit grevist Rrahman Jasharaj, ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Albin Kurti i cili tha se më shumë se gjysma e fëmijëve nga shkolla dalin si analfabetë.
Sipas Jasharajt, ato shifra janë të pasakta, por nëse do të ekzistonte diçka e tillë, atëherë tha se shkollat do shkollat duhet të mbyllen.
“Arsimi në Kosovë është ky që është, por nëse prodhohen 60 për qind analfabetë në shkollat tona, atëherë shkollat duhet të mbyllen, sepse s’na duhen. Këtë shifër që s’di ku e kanë marrë, nuk është e saktë. Ka dy tre nxënës në klasa më të llastuar, që nuk kanë mësuar, por ua kanë falur notat ndoshta, por nxënësit e tjerë kanë qenë të mirë, shumë mirë dhe të shkëlqyeshëm”, ka thënë ai.
Derisa shtoi se nuk e len fajtor SBAShK-un për cilësinë e dobët në arsim.
“SBAShK-u nuk është fajtor, sepse nuk bën as planprograme, as nuk merr kuadro në shkollë, këto kuadro që i kanë marrë DKA-të, ne të anëtarësuarit jemi të detyruar t’i mbrojmë dhe po e bëjmë detyrën tonë”, ka shtuar ai.
Derisa kujtojmë se Kruti në konferencën e paradites tha se kur nuk shkolla nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë sociale, ose punëtorë krahu në Gjermani.
“Në një Kosovë, kur testet e PISA-s po na nxjerrin ¾ e fëmijëve analfabetë funksionalë ta shantazhosh qeverinë, kërcënosh qeverinë me rrënim të shtetit, është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi. Nga greva janë të gjithë humbës. Të krijosh ditë pa mësim për fëmijët është papërgjegjësi. Duke nxjerrë analfabetë e duke menduar veç për paga po na shtohen listat sociale. Ose asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani. Ne duhet ta rregullojmë sistemin arsimor, por po shihni çka po ndodh, veç kërkesë për pare për të bankrotuar shtetin, për ta shkatërruar shtetin”, ka thënë Kurti në konferencën për media.