Pre. Nën 22nd, 2024

Jep dorëheqje gjyqtari i Speciales

Gjyqtari i Gjykatës Speciale, Mihael Bolander, ka ofruar dorëheqjen e tij te kryetarja Ekaterina Trendafilova.

Siç thuhet në njoftimin e gjykatës, Bolander ka dhënë dorëheqje për arsye personale, ku ndër të tjera ka deklaruar se “ndihej i nderuar që kishte shërbyer si gjykatës i DHSK-së”.

Njoftimi i plotë i gjykatës:

Sot, gjykatësi Mihael Bolander i dorëzoi Kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij si gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Gjykatësi Bolander, i cili dha dorëheqje për arsye personale, deklaroi se ndihej i nderuar që kishte shërbyer si gjykatës i DHSK-së.

Kryetare Trendafilova shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për kontributin e gjykatësit Bolander në mandatin e DHSK-së, përfshirë edhe, së fundi, si anëtar i panelit të parë të Gjykatës Supreme.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *